Vdes punëtori në Lezhë, policia në vendngjarje. Ende nuk dihet…

Shqipëria

Vdes punëtori në Lezhë, policia në vendngjarje. Ende nuk dihet…

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Një punëtor është gjetur i vdekur brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se personi i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton atë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat