Erisa Xhixho: Të kthejmë internetin në vend të sigurt për të miturit

Shqipëria

Erisa Xhixho: Të kthejmë internetin në vend të sigurt për të miturit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:20
Erisa Xhixho

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se ndërhyrja për të kthyer internetin një vend të sigurt për fëmijët, është emergjencë.

Ajo u shpreh se në seancën e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse me grupin parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, u diskutua në lidhje me sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.

Postimi:

Interneti siç është dritarja përmes së cilës fëmijët tanë shohin botën, ka dhe plot rreziqe. Prandaj ndërhyrja për ta kthyer në një mjedis të sigurt sot është emergjencë.

Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, në seancën e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse, diskutuam mbi sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.

Sipas raportit të hartuar nga iSIGURT për vitin 2023, denoncimet janë rritur me 160%.

Në 62% të rasteve, viktima të ngacmimit online janë vajza të moshës 14-17 vjeç.

Bullizmi online, gjuha e urrejtjes, fyerja, materialet e papërshtatshme janë rreziqet me të cilat përballen sot fëmijët tanë çdo ditë.

Gjithashtu firmosëm Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!

Si nënkryetare e grupit theksova që kjo situatë kërkon më së pari plotësimin e kuadrit ligjor dhe edukimin përmes një kurrikule të dedikuar në shkollat tona për botën virtuale, paralel me ndërgjegjësimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve për rreziqet që fsheh kjo botë.

Le ta kthejmë këtë nismë në një armë të fortë në betejën kundër abuzuesve të fëmijëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat