Shkarkohet prokurori Urim Buci, KLP emëron prokurorin Abaz Muça në krye të prokurorisë së Dibrës

Shqipëria

Shkarkohet prokurori Urim Buci, KLP emëron prokurorin Abaz Muça në krye të prokurorisë së Dibrës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Shkarkohet prokurori Urim Buci, KLP emëron prokurorin Abaz Muça në krye të prokurorisë së Dibrës

Prokurori Urim Buci i cili mbante edhe pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në këtë formë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rrëzoi vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit të 27 prillit të vitit të kaluar që kishte konfirmuar në detyrë Bucin. Vendimi i KPK ishte apeluar me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se Urim Buci nuk ka shënuar në deklaratën e tij të pasurisë, të ardhurat nga emigracioni, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Buci nuk ka arritur të vërtetojë burimin e ligjshëm të  këtyre të ardhurave.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh me urgjencë këtë të Martë dhe vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Prokurori Abaz Muça e ka kaluar procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ishte në krye të Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat