Tabaku “ndan mendjen”, i bashkohet Gazment Bardhit te Rithemelimi

Shqipëria

Tabaku “ndan mendjen”, i bashkohet Gazment Bardhit te Rithemelimi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:20
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka vendosur më ne fund se cilit grupim do ti përkasë brenda partisë demokratike.

Ditën e sotme ajo ka dalë së bashku me deputetet mbështetëse të ish kryeministrit Berisha, në gjykatën kushtetuese ku së bashku me 27 deputetë të tjerë ka firmosur kërkesën për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Tabaku nuk i ishte bashkuar më parë mbledhjeve të përbashkëta të rithemelimit dhe deputetëve mbështetës të kreut te grupit Gazment Bardhi, ndërkohë që në protestën e fundit nuk ishte në vijën e parë së bashku me deputetëve tjerë, por preferoi ta ndiqte nga radhët e mesit.

Pas dërgimit të kërkesës në kushtetuese, ajo qëndroi për disa momente ne një nga zyrat e kuvendit së bashku me Agron Gjekmarkajn, Gazment Bardhin dhe Lefter Gështenjën.

“Duke shijuar bashkimin cilësor në diversitet”, shkruan Gjekmarkaj, i cili e postoi foton në Facebook.

Pas daljes së sotme së bashku me deputetët e rithemelimit Koliqi dhe Koti, pritet të shihet nëse Tabaku do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar që thirren nga Gazment Bardhi dhe mbahen ne selinë e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat