Basha takim me Komisionerin e BE, Varhelyi: PD në krah të drejtësisë. Përmes Reformës Zgjedhore, t’i japim qytetarëve të drejtën të zgjedhin ata

Shqipëria

Basha takim me Komisionerin e BE, Varhelyi: PD në krah të drejtësisë. Përmes Reformës Zgjedhore, t’i japim qytetarëve të drejtën të zgjedhin ata

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:43
Foto nga takimi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka realizuar një takim me Komisionerin e BE, Oliver Varhelyi.

Postimi i Bashës në Facebook

Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë.

Për këtë arsye PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Përmes propozimeve për Reformën Zgjedhore PD synon t’i japë qytetarëve të drejtën t’i zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura.

Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë t’i kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe t’i japim fuqi zërit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat