A jeni dakord me kërkesat e Lulzim Bashës?

Shqipëria

A jeni dakord me kërkesat e Lulzim Bashës?

Nga: Skënder Kapiti Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:47
Skënder Kapiti

Këto se cfarë shkurtimisht po i citoj më poshtë janë fakte dhe mëse të vërteta në ato se cfarë kërkon Basha dhe PD.

Mirëpo ajo se cfarë konstatohet është po fakt se kundër  atyre se cfarë kërkon sot Basha dhe PD ka qenë dhe vazhdon të jetë e gjithë politika e këtij tranzicioni.Janë pengesa  dhe  me shumë hipokrizi sidomos edhe e vjetra politike e Partisë Demokratike dhe e mercenarizmit zhurmues politik e mediatik i saj.

Këtë pyetje se “a jeni dakord me kërkesat e Lulzim Bashës”? po ua drejtoj jo vetëm politikës,por edhe mbarë opinionit publik dhe sidomos demokratëve, desidencës, të persekutuarve  dhe opozitarizmit të sotëm.

Basha kërkon Vetting për politikën për dekomunistifikimin e saj  dhe të ndëshkimit të korrupsionit, dhe a është dakord opinioni publik për këtë sepse politika shqiptare nuk e dëshiron.

Basha kërkon mbështetje për SPAK-un dhe për drejtësinë e re për të luftuar krimin dhe korrupsionin, mirëpo politika nuk e dëshiron këtë.

Basha kërkon një kod zgjedhor ku demokracia të zgjedhe përfaqësuesit në parlament ata që kërkon e voton populli dhe jo ata që i zgjedhin kryetarët e partIive politike.

Dhe Basha kërkon. “Në periudhën që po përjetojmë ku Rusia dhe aleatët e vetë të fshehur në Ballkan, tani kanë filluar dalin hapur, siç është Serbia, është jetike që Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe të zbulimit, të ekspozojnë agjenturën e KGB-së dhe UBD. Ekspozimi i agjenturës jugosllave dhe sovjetike, nuk është një hap që duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por edhe në funksion të sigurisë kombëtare.

Kemi 30 vite që dëgjohet nga politika e politikanët shqiptarë akuza të ndërsjellta ndërvete si agjent e ishpiunë të regjimit komunist, si agjentë të UDB e KGB, por asnjë pushtet, asnjë parlament nuk kërkoi  lustracionin dhe as të hapjen së dosjeve të spiunëve.

Basha ka kërkuar që Shqipëria të miratojë një mbështetje financiare prej 50 milion eurosh për ushtrinë e Kosovës.

Këto se cfarë kërkon Lulzim Basha asnjë politikan dhe asnjë kryetar Partie në Shqipëri, dhe asnjë qeveri dhe kryeministër nuk i ka kërkuar më parë që prej 34 vitesh demokraci. Nisur nga kjo se cfarë kërkon Basha dhe Partia Demokratike, besoj se me këto janë  dakord edhe shumica e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat