Marrëdhënia Rama-Kurti! Petrit Selimi: Nuk shoh përmirësime. Rama e ka drejtuar Shqipërinë drejt rolit paqebërës!

Shqipëria

Marrëdhënia Rama-Kurti! Petrit Selimi: Nuk shoh përmirësime. Rama e ka drejtuar Shqipërinë drejt rolit paqebërës!

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:56
Ilustrim

Marrëdhënia Rama-Kurti! Petrit Selimi: Nuk shoh përmirësime. Rama e ka drejtuar Shqipërinë drejt rolit paqebërës!

Ish –ministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë kësaj interviste, Selimi u shpreh se aktualisht nuk pret që të ketë përmirësim të marrëdhënieve mes Kurtit dhe Ramës, dhe se sipas tij mund të ketë ngjarje të tjera jo të mira.

“Kosova nuk e gjeti momentin e vet sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tirana, Brukseli dhe Uashingtoni janë tre aleatë të rëndësishëm të Kosovës, por në këtë moment nuk shoh se mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Ramës dhe Kurtit, pasi Rama e ka drejtuar Shqipërinë drejt integrimeve europiane dhe drejt rolit paqe bërës, por Kosova ende nuk është në të njëjtin drejtim”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat