Tritoli në banesën e Ilir Koçiljas/ Identifikohet autori, një ditë pas ngjarjes u arratis nga Shqipëria

Shqipëria

Tritoli në banesën e Ilir Koçiljas/ Identifikohet autori, një ditë pas ngjarjes u arratis nga Shqipëria

Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin që ka vendosur lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Ilir Koçiljas. Bëhet fjalë për shtetasin Florian Llana, i cili një ditë pas ngjarjes është larguar nga territori i Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur më datë 26 shkurt, në lagjen nr.3 në Durrës.

Sakaq,  pronari i banesës, Ilir Koçilja është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vrau me thikë Halil Koka, pak ditë më parë.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi tjetër. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, Florian Llana.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes. Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në një banesë ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetas Florian Llana, i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat