Aksident në Fier, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë, i lënduari transportohet në spital

Shqipëria

Aksident në Fier, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë, i lënduari transportohet në spital

Më: 3 mars 2024 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Fierit.

Një automjet ka goditur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit.

Policia tashmë po i kryen veprimet procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat