Konflikti i pronësisë mes Pëllumb Metës dhe familjes, pistat e hetimit të vrasjes në Shënavlash

Shqipëria

Konflikti i pronësisë mes Pëllumb Metës dhe familjes, pistat e hetimit të vrasjes në Shënavlash

Më: 4 mars 2024 Në ora: 13:46
Konflikti i pronësisë mes Pëllumb Metës dhe familjes, pistat e hetimit të vrasjes në Shënavlash

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, po vijojnë në pistën e një një konflikti për motive pronësie mes tij dhe familjes për shitjen e tokës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet në të gjitha pistat e mundshme. Policia insiston se në bazë të provave të administruara, ndryshe nga Hygerta që ka pranuar autorësinë, rezulton që Hyseni, apo Eni sikurse i thërrasin familjarët, është autor i dyshuar i vrasjes, në bashkëpunim me Hygertën që ka qenë e pranishme në vrasje.

Djali tjetër dhe nëna, deri më tani, kanë qenë në rol ndihmës. Së fundmi, grupi hetimor hedh poshtë dhe pistën e dhunës në familje. Nga kontrollet në banesë, nuk janë gjetur as para dhe as dokumentet e pronësisë. Vëllezërit e Pëllumb Metës hedhin dyshime se vrasja mund të ketë lidhje dhe me pronësinë e tokës së Pëllumb Metës, një pjesë e së cilës prej kohësh ishte nxjerrë në shitje nga viktima.

Dyshohet se nevoja për para e djalit të madh ka çuar në kryerjen e vrasjes dhe fshehjen e kufomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat