Shëruesi i kockave nga Fieri: Te unë vijnë të shtrembër dhe ikin të drejtë

Shqipëria

Shëruesi i kockave nga Fieri: Te unë vijnë të shtrembër dhe ikin të drejtë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:52
Malko Fejzulla

Mjeku popullor Malko Fejzulla nga Fieri, i njohur edhe si ‘Malko i Kockave’, ka treguar se ka shëruar shumë raste me probleme të kockave apo edhe hernie diskale.

Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Malko ka treguar se shumë njerëz, madje edhe nga jashtë Shqipërisë, kanë shkuar te ai të shtrembër dhe kanë dalë të drejtë.

Ai tha gjithashtu se në ditët e sotme njerëzit kanë më shumë probleme me kockat dhe shtoi se aktivitetet fizike ndihmojnë në parandalimin e këtyre sëmundjeve.

“Sportistë të vjetër që jam marrë unë, vinin shpresh në atë kohë. Edhe tani këta sportistët e rinj të Apolonisë vijnë kur nxjerrin këmbën apo për probleme të tjera dhe unë i ndihmoj. Ka shumë shqetësime për mesin.

Me hernie diskale është shumë e përsëritur në të gjitha rrethet e Shqipërisë pothuajse. Madje me këto hernie diskale kanë ardhur edhe të huaj që kanë ardhur të shtrembër dhe kanë ikur drejtë pastaj. Është mënyra e jetesës. Tani njerëzit janë më të sforcuar, më të munduar.

Ata që kanë aktivitet fizik defektet i  kanë më të pakta, ndërsa ata që rrijnë pësojnë më shumë defekte. Ushqimet që hamë duhet të jenë bio, janë më të sakta që i shërbejnë njerëzve. Sepse këto të tjerat krijojnë fryrje dhe ngarkesë të kollonës”, tha Fejzulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat