Gjykata e Posaçme tërhiqet për të dhënë vendimin për Belerin

Shqipëria

Gjykata e Posaçme tërhiqet për të dhënë vendimin për Belerin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme GJKKO është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin përfundimtar ndaj Alfred Belerit. Në fjalën e tij, Alfred Beleri kërkoi drejtësi dhe nuk e konsideron veten fajtor për asnjë akuzë.

E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh”, tha ai.

Më tej, Beleri ka theksuar se Prokuroria ka sajuar prova, për të fshehur gabimet e policisë.

“Nga vëzhgimi 24 orësh që më është bërë, ka rezultuar se nuk jam takuar asnjëherë me dëshmitarin e prokurorisë. Të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, të procesit të rregullt ligjor dhe të barazisë para ligjit. Vendimi për dënimin tim është marrë në drejtorinë e policisë, ku është bërë plan për arrestimin tim, por plani u prish nga votuesit e Himarës. Vendim politik ishte edhe moslejimi im për të votuar. Kërkesa e SPAK për dënimin tim me 2 vjet e 6 muaj burg është diskriminues. Të tjerë kryetar bashkish të gjykuar për të njëjtën akuzë janë në shërbim prove, ose ende në detyrë. Unë nuk e gjej veten fajtor për asnjë akuzë dhe e vërteta do të dalë herët a vonë. Sot, ju duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo vendimit diskriminues.

Ju mund të jepni një vendim me rëndësi historike. Pres drejtësi!”, përfundoi Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat