Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Vajza ka parë gjëra të tmerrshme, Princin e njoh mirë..

Shqipëria

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Vajza ka parë gjëra të tmerrshme, Princin e njoh mirë..

Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:16
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Princ Lekës, ku tha se e njeh më mirë se të birin dhe se sipas tij është një “njeri i ndershëm dhe nuk gënjen asnjëherë”.

Sipas tij emri i tij këto ditë është njollosur pa të drejtë në rrjetet sociale dhe se vajza e tyre e vogël ka qenë prezentë në shumë situata të tjera aspak të këndshme që çifti kishte pasur mes tyre.

“Kam folur me princin 40 minuta para. Ai më është betuar që nuk e kam ndarë unë. Duke qenë se e njoh mirë, besoj se e njoh më mirë sesa e njoh tim bir sepse me tim bir nuk më bje rasti të rrimë shumë, vetëm në stërvitje dhe pak në shtëpi. Me të kam ndenjur dhe kam bërë biseda nga më të ndryshmet. Unë u plaka duke u rritur princi, e njoh shumë mirë, është një djalë i ndershëm dhe nuk di të gënjejë kurrë. Më tha që videon nuk e kam ndarë unë. Avokati i tij e ka pasur videon. Është djalë shumë i ndershëm, shumë korrekt, nuk gënjen e mashtron.

Ai ka ikur nga shtëpia kur kanë filluar problemet, se nuk kanë filluar sot problemet. Nuk është ajo vajza arsyeja e ndarjes së tyre, kur nuk shkon një gjë nuk shkon. Nuk ka shkuar marrëdhënia dhe çdokush mban fajin e vet mbi supe. Di të them që Princ Leka atë pronë e ka trashëguar me gjysh dhe baba, ka  ikur nga ajo pronë, ka lënë ish-bashkëshorten aty me vajzën dhe vetë është në një shtëpi me qira derisa të zgjidhet problemi i divorcit. Ajo vajza e vogël quhet Geraldinë dhe historia ka filluar në sy të saj, ajo Geraldina e vogël me emër të madh ka parë dhe një ngjarje dhe kjo video do e ndjekë gjithë jetën dhe do e ndjekë historia, do ia kujtojnë të tjerët.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat