Rrëmbehet një 19-vjeçar në Rrëshen, dy persona e fusin në makinë dhe i marrin paratë, arrestohen disa orë më pas

Shqipëria

Rrëmbehet një 19-vjeçar në Rrëshen, dy persona e fusin në makinë dhe i marrin paratë, arrestohen disa orë më pas

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi rrëmbyen dhe mbajtën për disa orë një 19-vjeçar në garazhdin e një pallati.

Mateos Brozi banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës u arrestuan gjatë operacionit “Telefonata”.

“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit. Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës”, sipas policisë.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat