Paga mesatare, 75 mijë lekë: Shteti regjistroi shtesë më të fortë se privati

Shqipëria

Paga mesatare, 75 mijë lekë: Shteti regjistroi shtesë më të fortë se privati

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Paga mesatare në Shqipëri është 75 mijë lekë. Gjatë një viti ajo është rritur 14%, ku progres më i lartë është regjistruar në administratën shtetërore.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me page në fund të vitit 2023 arriti në 75 000 lekë, me rritje 14%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022.

Të dhënat që publikon Instituti i Statistikave tregojnë se paga mesatare në shtet rezulton të jetë 88 mijë lekë, nga 74,500 që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2022, cka përkthet me rritje vjetore 18%.

Nga ana tjetër sektori privat, i cili mban edhe numrin më të madh të të punësuarve, rezulton të ketë pagë mesatare 69,400 lekë, me rritje vjetore 12%.

Pra, pagat në shtet vijojnë të mbeten më të larta se ato në private dhe hendeku është thelluar gjatë një viti.

Megjithatë, këto janë vetëm shifrat zyrtare që dalin nga regjistri i tatimeve, pasi është mosdeklarimi i plotë i rrogave në disa ndërmarrje private, ai që nuk e tregon pagën reale mesatare.

Nëse flasim për aktivitetet ekonomike, grupet që ofrojnë paga më të larta se mesatarja në nivel kombëtar, janë bankat, kompanitë e sigurimit dhe ato të telekomunikacionit, me mesatare deri 150 mijë lekë. Ndërkohë, sektorët me pagën më më të ulët bruto janë bujqësia dhe ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat