“Gërdeci”, Mediu nuk pranon të dëshmojë në SPAK: Do flas në fund të procesit

Shqipëria

“Gërdeci”, Mediu nuk pranon të dëshmojë në SPAK: Do flas në fund të procesit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:55
Fatmir Mediu

Ka përfunduar seanca gjyqësore për “Gërdecin”, ku i pranishëm ishte dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.

Mediu por dhe dëshmitarët që ishin të pranishëm në seancë nuk kanë pranuar të flasin. Sot në seancë është paraqitur vetëm një dëshmitar Dashnor Çaushi.

Ndërkohë Mediu në një deklaratë për mediat është shprehur se do të jetë në dispozicion që të përgjigjet në fund të këtij procesi.

Mes tjerash ai nënvizoi se e vërteta del vetëm përmes ballafaqimit.

“Nuk e kërkuam vetëm ne, e kërkuan dhe familjarët dhe besoj se kjo është rruga më e mirë e mundshme për faktin se e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen këtyre dëshmitarëve dhe përgjithësisht në reflektim gjatë procesit të pyetjes, për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.

Dua të theksoj se nëse duan të vërtetën, e vërteta del përmes ballafaqimit. Mendoj se pyetja e përfaqësuesit të kompanisë, do të ishte e plotë nëse ne do dilnim gjatë këtij procesi përmes video-konferencës”-tha ai.

Seanca e radhës për “Gërdecin” do të mbahet më 27 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat