Aksident i rëndë në Lezhë, makinat përfundojë jashtë rrugës, një francez i plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë, makinat përfundojë jashtë rrugës, një francez i plagosur

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një aksident i dyfishtë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Lezhë, në afërsi të fshatit Spiten.

Dy automjetet u përplasën fort me njëra-tjetrën, duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore.

Nga burimet në vendgjarje bëhet me dije se në njerin nga automjetet është gjetur i plagosur një shtetas francez, që u transportua te Spitali i Traumës.

Ndërsa në mjetin tjetër, ende nuk është gjetur asnjë person, ndërsa policia dhe punonjësit e zjarrfikëses janë në kërkim për të plagosur të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat