A ju ka kërkuar falje për akuzat Bardhi? Ja si përgjigjet Baçi

Shqipëria

A ju ka kërkuar falje për akuzat Bardhi? Ja si përgjigjet Baçi

Më: 16 mars 2024 Në ora: 14:54
Deputeti i PD-së Luan Baçi

Deputeti i PD-së Luan Baçi, në një intervistë për një emision televiziv, është shprehur se socialistët e kanë pranuar tashmë se Grupi Parlamentar i PD-së drejtohet nga Gazment Bardhi.

Në një intervistë për një emision televiziv , ai theksoi se s’ka demokratë në bazë që ta mbështesë apo të besoj lojën e Lulzim Bashës.

Gjithashtu ai theksoi se PD është një, ndërsa ftoi të gjithë deputetët të bashkohen në grupimin parlamentar.

“Ka një PD. Ka një PD që ka bërë opozitën e vërtetë. PD që ka zgjedh me shumicë dërmuese votash kreun e Grupit Parlamentar Bardhin. Dhe socialistët e kanë pranuar  tashmë dhe nuk kanë ku të vejnë më. Diversionet që vazhdojnë të bëjnë akoma, duke stimuluar, duke dhënë oksigjen 5-6 deputetëve të ngelur atje. S’ka demokratë në bazë që ta mbështesë apo ta besoj në lojën e tij politike për të përfituar  personalisht ai dhe disa deputetë të tjerë. PD është një.  Kush të dojë le të vijë dhe të marrë pjesë në Grupin Parlamentar të PD. Mendoj se kërkimi i faljes  është hyjnore, por kërkimi i faljes nuk bëhet vetëm me fjalë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat