Shantazhonte 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet i riu

Shqipëria

Shantazhonte 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet i riu

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një i ri është vënë në prangat e Policisë pasi përmes shantazhit dhe kanosjes i ka marrë para një vajzë 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Policia ka arrestuar Gerald Dragotin nga Elbasani i cili u kap në një parkim në Tiranë kur po i merrte 500 $ 21-vjeçares.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat