Javë tipike pranverore - Përjashtim bën vetëm e marta, e cila do jetë me shi dhe temperatura më të ulta

Shqipëria

Javë tipike pranverore - Përjashtim bën vetëm e marta, e cila do jetë me shi dhe temperatura më të ulta

Më: 18 mars 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Fillimi i javës ka nisur me diell dhe me temperatura pranverore të cilat arrijnë deri në 20 gradë. Por kushtet e motit pritet të ndryshojnë ditën e Martë sipas parashikimeve të Meteoalb.

“Mbrëmja e sotme gjatë natës dhe dita e martë do të jetë kryesisht e paqëndrueshme. Do të ketë vranësira, do ketë reshje të cilat më prezente do të jenë në zonën veriperëndimore dhe në një pjesë të mirë të qarkut të Vlorës pra në jugperëndim. Megjithatë ky sistem vranësirash dhe reshjesh do të jetë i përkohshëm pasi duke filluar nga dita e mërkurë ne do të kemi përmirësim të dukshëm të motit. Do të rikthehen kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, madje do të na shoëqërojë ky mot i qëndrueshëm deri ditën e premte.”

Sipas sinoptikanes Lajda Porja pjesa tjetër e javës me përjashtim të të Martës, do të jetë me diell dhe me temperatura pranverore.

“Do të jetë dita vetme ku do të jetë pak më freskët. Nesër do të ketë rënie. Maksimalet do të zbresin në 17 apo në 18 gradë dhe më pas dita e mërkurë do të rikuperojë këtë rënie duke bërë që e mërkura, e enjtja dhe e premtja të luhaten me temperaturat deri në 20 gradë. Duhet të theksoj në fakt se nëse flasim për vlerat maksimale të mesditës jemi tipike në një situatë pranvere dhe nëse flasim për mëngjeset dhe mbrëmjet është ende freskët madje ka zona që janë me temperatura 0 apo -1 që janë shumë të përafërta me shkurtin.”

Meteorologët parashikojnë se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm madje dita e diel pritet të ketë rreshje në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat