Denaj: Skema Kombëtare për financimin e blegtorëve 1200 lekë për krerë, për tufa me 50 deri në 300 të imta

Shqipëria

Denaj: Skema Kombëtare për financimin e blegtorëve 1200 lekë për krerë, për tufa me 50 deri në 300 të imta

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Skema Kombëtare siguron mbështetje për blegtorinë për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit, për më shumë formalizim dhe konsolidim të fermave me shumë krerë, si një mundësi për të siguruar më shumë të ardhura dhe qëndrueshmëri të sektorit në të ardhmen.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha dje se, “me Skemën Kombëtare 2024, fermat me dele dhe dhi, mbështeten në vlerën 1200 lekë për krerë, për tufa me 50 deri në 300 krerë.

Ne do të japim 50% të financimit për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Blegtorëve, një kontratë mes operatorësh për të realizuar të njëjtin produkt, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll veterinar, do të përfitojnë të parët duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Skema mbështet bashkimin e fermerëve, minimumi me 7 anëtarë dhe ofron 100% financim për çdo anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat