Rienergjizimi i PS/ Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Shqipëria

Rienergjizimi i PS/ Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:39
Kryesocialisti Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë të martën në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqe. Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi, raporton se takimi pritet të nisë në orën 09:00.

Fokusi i takimit do të vihet te rienergjizimi i Partisë Socialiste, një punë e cila ka nisur prej kohësh dhe është shpallur objektiv kryesor nga vetë kryesocialisti Edi Rama. Ky takim vjen dy ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila u mbajt në Gjirin e Lalëzit, të dielën që lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti tha se gjatë kësaj kohe janë kryer mbi 29 mijë anëtarësime, ndërsa shtoi se deri në qershor, kur pritet të mbahet Kongresi i Partisw, objektivi është që kjo shifër të arrijë në 50 mijë.

Më 12 maj, Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit, i cili zhvillon punimet më 12 qershor. Paralelisht ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat