3000 fara kanabisi, maska dhe municione luftarake, arrestohet 25-vjeçari në Krujë

Shqipëria

3000 fara kanabisi, maska dhe municione luftarake, arrestohet 25-vjeçari në Krujë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 26-vjeçar u arrestua në Krujë, pasi u kap me lëndë narkotike dhe municione luftarake.

Në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, u ndalua shtetasi me iniciale G.D., pas dyshimeve se transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat