Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e çështjes për logon dhe vulën e PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund tejzgjatjes absurde! Zvarritja, e papranueshme

Shqipëria

Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e çështjes për logon dhe vulën e PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund tejzgjatjes absurde! Zvarritja, e papranueshme

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Apeli duhet t’i japë fund tejzgjatjes së çështjes së logos dhe vulës së PD, pasi Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtimin e saj.

Gazment Bardhi shprehet se Gjykata e Apelit duhet t’i japë fund “këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike”.

Ai thekson se Partia Demokratike është pronë e anëtarëve të saj dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën institucionale të vendit.

Kreu i Grupit të PD-së deklaroi se çdo zvarritje do të ishte e papranueshme pasi sipas tij dëmton opozitën.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, u shpreh Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat