Plani për investim nga dhëndri i Trump në Sazan, Ngjela: Nuk ka karakter politik

Shqipëria

Plani për investim nga dhëndri i Trump në Sazan, Ngjela: Nuk ka karakter politik

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:34
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se ata që kritikojnë planet për investim në Sazan nga dhëndri i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk e duan zhvillimin e Shqipërisë.

Komentet Ngjela i bëri në Euronews Albania, ku tha se ishulli i Sazanit është territor shqiptar dhe nuk ka asnjë ndryshim nëse investimi bëhet aty, apo në një pjesë tjetër të vendit.

Ai tha gjithashtu se nuk besonte se qeveria shqiptare do e jepte këtë investim për interesa politikë, pasi sipas tij, president i SHBA-ve është Biden dhe ai do të mërzitej lidhur me këtë.

“Po të jetë investimi ashtu si thonë këta, është gjë e madhe. Këta folën budallallëqe, kundërshtarët nëpër gazeta. Shitën ishullin e Sazanit. Çfarë ndryshimi ka nëse investimi bëhej në Vlorë dhe në Sazan? Çfarë ndryshimi ka bregdeti nga Vlora deri në Sarandë nga bregdeti i Sazanit.

Çfarë ndryshimi ka nëse ai e bën atë qytet turistik në Vlorë apo në Sazan? Nuk duan zhvillimin e Shqipërisë. Është para e madhe që do luhej atje, nëse investimi do të ishte i njëjtë. Ligji është që ose ka tender, ose e merr kërkuesi i parë.

Ky mund të ketë qenë kërkuesi i parë, ia dhënë këtij. Trump nuk është president i Amerikës, është Biden. Nëse qeveria do e kishte me karakter politik, nuk do ia jepte se mërzitej Biden”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat