Papa zbardh pazaret e shitjes së ishullit të Sazanit

Shqipëria

Papa zbardh pazaret e shitjes së ishullit të Sazanit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 10:35
Robert Papa

Gazetari Robert Papa, ka komentuar projektin e përfolur së fundmi për kthimin e bazës së Sazanit në një resort luksoz nga dhëndri i Donald Trump.

Dje, në një intervistë televizive, sa i takon interesimit që thuhet se ka shfaqur dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në një projekt turistik në Sazan, ai thotë se Kushner në Manhatan njihet si njeriu më i dështuar në Real Estate. Ai theksoi se nëse Kastrati është nënkontraktor, pas tij është Rama.

“Ka përfituar duke marrë borxhe të mëdha nga Arabia Saudite. Nëse do i jepet në rolin e një sekseri me paratë arabe, nuk duket mirë. Aq më tepër kur jemi në një vit elektoral tregon se nepotizmi në Amerikë nuk është i goditur aq sa duhet. Ambasadori Grenell ka qenë gjithmonë i llastuari i fëmijëve të presidentit Trump ka kryer sekserin dhe investimet në parim në Kushner janë në Serbi për 1500 apartamente, në Sazan dhe Zvërnec. Është përmendur dhe Kastrati si nënkontraktor, por unë them që nëse është Kastrati, është Rama. Rama ka thënë që është thjesht një aplikim. Kushner ka kohë që është larguar nga fokusi i presidentit Trump, nuk merr pjesë në fushatë, ka thënë që nuk do jetë pjesë e qeverisë. Grenell nuk ka përvojë në biznes, vazhdon me deklaratën se do jetë sekretar shteti. Tentativa e Kushner mbetet në tentativë për të përfituar nga paratë arabe në Shqipëri. Kush i ka dhënë gjithë ato loje, kush e ka kthyer në një monstër biznesi Kastratin, Edi Rama. Richard Grenell sa herë vinte në Tiranë, merrte miliona në Serbi. Është dikush që përfaqëson open-LGBT dhe është nga ana e konservatorëve”, deklaroi ai. Më tej gazetari Papa theksoi se Trump e ka pasur një nga njerëzit e besueshëm, por nuk e ka më. Ai tha se nëse do bëhet kjo ndërhyrje, Grenell ka hyrë si ndërmjetës dhe SPAK duhet të hetojë.

“Trump e ka pasur nga njerëzit e besueshëm, por nuk e ka më. Nëse do bëhet kjo ndërhyrje, Grenell ka hyrë si ndërmjetës dhe SPAK duhet të hetojë. Dihet që Rama është investuar nga e majta amerikane dhe Soros, në median amerikane Kushner nuk njihet as i suksesshëm në biznes dhe as gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë. Amerikanët do të jenë të mirëpritur dhe në turizëm, por nuk mund të japësh një ishull falas. Natyrisht gjithçka është në projekt, por ishulli nuk është pronë e Ramës. Është një bazë e vogël ushtarake, mbase NATO-s mund t’i interesojë”, u shpreh ai.

Vizita në SPAK e zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ndërkohë, gazetari Robert Papa, vizitën në SPAK të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tod Robinson e sheh si tregues të vëmendjes së DASH ndaj Prokurorisë së Posaçme, për të cilën thotë se është krijimi i amerikanëve.

Papa tha se Robinson është personi në largim nga posti i tij dhe se është personi zyra e të cilit kontrollon trafiqet.

“Jo shumë larg në mediat e djathta amerikane ka akuza të mëdha për lidhjet e kryeministrit Rama me trafiqet e Ekuadorit, ky do të ketë qenë qëllimi i tij i parë. Kanë parë sinjalet e ndryshme të Ramës për krijimin e një komisioni për të kontrolluar dhe ushtruar trysni ndaj SPAK, por amerikanët do të kërkojnë ndaj SPAK, atë që është realizuar në Kroaci dhe vende të tjera për ti dhënë goditje korrupsionit. SPAK duket i ashpër ka goditur majtas dhe djathtas, nga të dyja krahët. Amerikanët gjithmonë kanë pasur probleme me trafiqet në Shqipëri, që në kohën e kryeministrit Nano”, tha ai. Po ashtu, Papa theksoi se amerikanët duan ta kontrollojnë këtë, pasi ka pasur përplasje mes krimit të organizuar në Shqipëri dhe Marok. Sipas tij, tani duan të ndalojnë që këto trafiqe të mëdha të kryhen nga shqiptarët.

“Amerikanët duan ta kontrollojnë këtë, ka pasur përplasje mes krimit të organizuar në Shqipëri dhe Marok, tani duan të ndalojnë që këto trafiqe të mëdha të kryhen nga shqiptarët. Ndalesa në Kosovë tregon se nuk e heqin vëmendjen nga Kosova, ku kanë një bazë ushtarak. Edhe në Kosovë nuk merren me emra personalë, por mbesin në Kosovë dhe mbështetës të çështjes shqiptare. Çdo zyrtar amerikan që vjen në Shqipëri tregon vëmendjen ndaj nesh. Opozita duhet të jetë më aktive për të çuar çështjen në Uashington. Robinson mirë do ishte të takonte dikë nga opozita, dhe të njihte opozitën reale në Shqipëri”, nënvizoi Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat