I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, nën masa të rrepta sigurie, paraqitet para togave të zeza Ruben Saraiva

Shqipëria

I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, nën masa të rrepta sigurie, paraqitet para togave të zeza Ruben Saraiva

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:10
Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

Portugezi Ruben Saraiva i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është paraqitur në Gjykatën e Lezhës, ku ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Mësohet se Prokuroria kishte vënë në dispozicion të avokatit mbrojtjes të gjithë dosjen, ndërsa avokati kishte kërkuar ndryshimin e masë së sigurisë, ndërkohë bëhet me dije se sot ka një prezencë të shtuar të policisë, ku po monitorohet gjykata dhe janë rrethuar hyrje daljet. Për avokatin e Saraivas nuk ka prova të mjaftueshme që implikojnë klientin e tij. Sipas avokatit të tij, ai nuk është i përshirë në këtë vrasje.

Kujtojmë se më herët në dëshminë e dhënë ai ka mbajtur një qëndrim mohues lidhur me këtë vrasje.

Saraiva dyshohet si ekzekutori, për Edmond Haxhia, në rolin e porositësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat