Kërcënoi me thikë një 65-vjeçar, 42-vjeçari në telashe

Shqipëria

Kërcënoi me thikë një 65-vjeçar, 42-vjeçari në telashe

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet S. K pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat