Ish-gjyqtari Gjin Gjoni i futet politikës, ja posti për cilin do të garojë te Rithemelimi

Shqipëria

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni i futet politikës, ja posti për cilin do të garojë te Rithemelimi

Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:18
Gjin Gjoni

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni i futet politikës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Në kuadër të riorganizimit të PD-së së Berishës, pak ditë me parë u lajmërua nisja e garës për të zgjedhur 19 kryetarët e rinj të degëve të kësaj force politike.

Mësohet se një nga kandidatët të cilët do të garojë për kreun e PD Lezhë, është Gjin Gjoni. Kujtojmë se Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen si Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë në vitin 2020, para se të kalonte në procesin e vetingut.

Gjyqtari Gjoni u shortua për t’iu nënshtruar procesit të vetingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendonte se vettingun po e kalonin vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat