Sherri mes dy të miturve, babai merr peng 14-vjeçarin në Tiranë

Shqipëria

Sherri mes dy të miturve, babai merr peng 14-vjeçarin në Tiranë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Dy persona Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas, janë arrestuar pasi kanë marrë dhe kanë mbajtur me forcë në makinë një 14-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi 14-vjeçari ka patur një konflikt me djalin e shtetasit Ç. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit:

Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat