Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, pranga 55-vjeçarit në Tropojë

Shqipëria

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, pranga 55-vjeçarit në Tropojë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Tropojë.

Kjo pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë 55-vjeçarin, banues në fshatin Gri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat