Jorida Tabaku “kritika” Kuvendit: Integrimin evropian duhet ta kishte prioritetin kryesor

Shqipëria

Jorida Tabaku “kritika” Kuvendit: Integrimin evropian duhet ta kishte prioritetin kryesor

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:35
Jorida Tabaku

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke diskutuar për buxhetin e vitit 2024, u shpreh se nuk ka parë strategji të mirëfillta nga ana e mazhorancës, të cilat do ta përkthenin numrin në rritje të vizitorëve në rritje të ekonomisë së Shqipërisë.

Ajo vuri theksin tek procesi i integrimit evropian, ndërsa “kritikoi” parlamentin, që sipas saj ka dështuar ta kishte këtë çështje në kryeagjendën e vet.

Sipas Tabakut, Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë ligje, që përmbushin frymën dhe standardet evropiane.

“Nuk kam dëgjuar në këtë buxhet as strategji për zhvillimin e turizmit. Shqipëria duhet t’i pararend zhvillimit të turizmit, pasi numri i vizitorëve po rritet çështë e vërteta, por nuk po reflektohet në ekonomi.  Sot më 21 mars, zhvillohet seancë në Komisionin Evropian dhe Shqipëria nuk është në agjendë. E kemi humbur mundësinë që të hapim negociatat. E humbën mundësinë ta kishim integrimin prioritet të agjendës. Çdo ligj që miratohet në Kuvend duhet të këtë frymën dhe standardet që ka Bashkimi Evropian”, theksoi Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat