U bashkua me Bashën, Çani kundër Spartak Ngjelës: Je i mbushur me mllef

Shqipëria

U bashkua me Bashën, Çani kundër Spartak Ngjelës: Je i mbushur me mllef

Më: 21 mars 2024 Në ora: 22:36
Gazetari Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania pjesëmarrjen e avokat Spartak Ngjelës në tryezën e opozitës të organizuar një ditë më parë nga Lulzim Basha.

Personazhet e ftuar në panel nga Basha nuk kanë asnjë lloj peshë politike, por janë vetëm të mbushur me mllef.

“Personazhe të mbaruar, pa asnjë lloj vlere, janë jashtë loje, janë me mllefe, shajnë gjithë dynjanë, janë bërë hetues këta, janë bërë prokurorë, janë të mbushur me mllef. Ka kohë që kanë dalë nga politika dhe asnjëherë nuk ka qenë realisht. Më duket një panel qesharak.

Basha ngaqë e ndjen veten të dobët për momentin, ka thënë më mirë të marr ca figura të njohura për publikun se sa mos të kem fare. Nuk është se humbet gjë Basha se mori këta, më shumë nuk ka çfarë të humbë”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat