Fiks Fare/ Shtëpia përfshihet nga flakët, 14 pjesëtarë të një familje në Kukur të Gramshit mbeten në qiell të hapur

Shqipëria

Fiks Fare/ Shtëpia përfshihet nga flakët, 14 pjesëtarë të një familje në Kukur të Gramshit mbeten në qiell të hapur

Më: 22 mars 2024 Në ora: 21:39
Fiks Fare/ Shtëpia përfshihet nga flakët, 14 pjesëtarë të një familje në Kukur të Gramshit mbeten në qiell të hapur

14 pjesëtarë të familjes Meçi në fshatin Kukur të Gramshit kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka arritur të dëmtojë gjithë orenditë shtëpiake, po ashtu nga flakët muret e shtëpisë kanë rënë të gjitha.

Nga zjarri i rënë ka rrezikuar dhe shtëpi të tjera përqark, por për fatin e mirë banorët e fshatit kanë arritur ta shuajnë zjarrin duke hedhur kova me ujë. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Familjarët pohojnë se menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur një grup hetimorë, ku i ka ardhur në ndihmë kësaj familje me dy çadra. Ata thanë për Fiksin se Bashkia e Gramshit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq i ka ndihmuar me veshmbathje dhe ushqime.

Pas kësaj ndihmë, familjarët thanë se nuk ka pasur më reagime të tjera nga këto institucione. Fiksi siguroi pamjet e këtyre çadrave që familja Meçi jeton, ku panë se gjendja e tyre nuk ishte aspak e qëndrueshme.

Familja Meçi tha se i është drejtuar redaksisë së emisionit Fiks Fare, që t’i ndihmojë për gjetjen e një strehimi sa më shpejtë, pasi nga bashkia nuk kanë parë asnjë reagim.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion në Bashkinë e Gramshit. Ky institucion në përgjigjen e tij sqaron se nuk ka fond për rindërtimin e shtëpisë së familjes Meci dhe për këtë arsye ata kanë nisur një shkresë në Ministrinë e Financës, ku kanë hartuar një projekt për rindërtimin e shtëpisë.

Kjo bashki tha se ka bërë verifikimet në banesën e familjes Meci, ku ka konstatuar se dëmet e shkaktuarajanë si pasojë e zjarrit janë të konsiderueshme si nga ana ndërtimore, po ashtu dhe pasjet dhe orenditë shtëpiake.

Menjëherë pas verifikimeve të bëra, Bashkia e Gramshit ka informuar me një shkresë zyrtare Perfektin e Qarkut Elbasan lidhur me situatën në të cilën familja Meci ndodhet, ku kërkuan si një ndihmë fillestare strehimin e përkohshëm të kësaj familje në çadra.

Më pas kjo familje është ndihmuar dhe me mallra ushqimor dhe jo ushqimor, orendi, veshmbathje.

Duke qenë se kjo familje ka 3 kurorë, njëra prej tyre në bashkpunim me Kryqin e Kuq kanë vendosur familjen e z.Bekim Meçi në një banesë tip kontinieri 2+1,pasi kishte 4 fëmijë të mitur dhe kishte më shumë persona në familje. Ndёrkohё z.Zaim Meçi ёshtё akomoduar nё ndёrtesёn e djegur, pas njё rikonstruksioni tё pjesëshёm tё saj nё zonёn e dёmtuar, ndёrsa familja e z. Lavdi Meçi ёshtё akomoduar nё ҫadrёn qё Bashkia Gramsh ka vendosur nё dispozicion.

Bashkia sqaron  gjithashtu se familjes së z.Lavdi Meçi i është ofruar një banesë me qira në fshatin e tyre, por ata nuk kanë pranuar dhe për këtë arsye ata po jetojnë në çadrat që bashkia ka çuar si ndihmë fillestare. Pyetjes së Fiksit se pse kjo familje nuk e ka pranuar banesën me qira, kryefamiljari Meçi pohoi se banesa ishte prej shumë vitesh e pabanueshme dhe kanë frikë të jetojnë aty. Nga pamjet e dërguara në redaksi të shtëpisë që ka ofruar bashkia me qira, duken qartë që shtëpia nuk plotëson as kushtet më minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat