Të dielën rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për fundjavën: Breshër dhe rrebeshe! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

Shqipëria

Të dielën rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për fundjavën: Breshër dhe rrebeshe! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Të shtunën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, ku në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Ndërsa të dielnë parashikohet kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Njoftimi i SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikoohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat