Presidenti Begaj takim me homologun malazez, diskutime për qëndrueshmërinë në Ballkan dhe përshpejtimin e procesit të anëtasrësimit në BE

Shqipëria

Presidenti Begaj takim me homologun malazez, diskutime për qëndrueshmërinë në Ballkan dhe përshpejtimin e procesit të anëtasrësimit në BE

Më: 23 mars 2024 Në ora: 16:42
Presidenti Bajram Begaj dhe homologu malazez, Jakov Milatoviç

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në takim pune me homologun e tij malazez Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Me mikun tim dhe fqinjin tonë, Jakov Milatovic, për një qasje të përbashkët ndaj ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm në rajon”– shkruan presidenti në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat