Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama

Shqipëria

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:44
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin pasditen e sotme të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, është kryeministri Edi Rama.

Ai ka shtuar se PD inkurajon dhe mbështet pa rezerva SPAK-un në këtë betejë që e quajti jetike për vendin.

Postimi:

Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike p
ër vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat