Ndërhyrja e NATO-s në Serbi 25 vjet më parë/ Hasani: Vendimtare. Kosova e pavarur, dëshmi e rezistencës së popullit të saj

Shqipëria

Ndërhyrja e NATO-s në Serbi 25 vjet më parë/ Hasani: Vendimtare. Kosova e pavarur, dëshmi e rezistencës së popullit të saj

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:38
Igli Hasani

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani e konsideron vendimtare ndërhyjen e NATO-s në Serbi 25 vjet më parë, çka sipas tij, zhbëri ambiciet gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Hasani u shpreh se Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë.

Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike”, shkruan Hasani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat