Burg vetëm në fundjavë/ Ndryshimet në Kodin Penal, zbardhen disa nga propozimet

Shqipëria

Burg vetëm në fundjavë/ Ndryshimet në Kodin Penal, zbardhen disa nga propozimet

Më: 25 mars 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Duket se do të ketë disa ndryshime lidhur me mënyrën se si do të dënohen disa krime.

Në pjesën e përgjithshme të publikuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë përfshihet si risi, dënimi me burg gjatë fundjavës i të rinjve deri në 21 vjeç, për krime që kanë si dënim deri në 3 vjet heqje lirie. Burgu i fundjavës nis të premten në orën 19 dhe përfundon të hënën në orën 9 të mëngjesit dhe zgjat aq sa fundjava kanë tre vite burg.

Në pjesën e bërë publike zyrtarisht nga drafti, për të cilin më herët janë shpallur versione të aktorëve të ndryshëm, përfshihet edhe dënimi me gjobë dhe kalimi në favor të shtetit I vlerave nga 100 mijë deri në dhjetë milionë për krime dhe nga 50 mijë deri në 3 milionë për kundravajtje.

Në kod ashpërsohet qëndrimi ndaj funksionarëve që kryejnë krime, të cilëve ju hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike deri në 20 vjet.

Ky dënim plotësues jepet ndaj funksionarëve që dënohen nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, kurse ata që  dënohen deri në tre vite burgim ju hiqet kjo e drejtë  5 deri në 15 vjet. Kodi aktual është miratuar në 1995 dhe në vazhdim është amenduar 30 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat