Basha shtyn “1 prillin” në maj/ Listat e deputetëve, Rada: Qëllimi ka qenë që të testojë tregun politik dhe Rithemelimin

Shqipëria

Basha shtyn “1 prillin” në maj/ Listat e deputetëve, Rada: Qëllimi ka qenë që të testojë tregun politik dhe Rithemelimin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 00:20
Lulzim Basha

Gazetari Ardit Rada thotë se qëllimi i Lulzim Bashës, i cili deklaroi 7 muaj më parë se në mars do të ketë emrat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 2025, diçka që nuk e bëri, është që të testojë tregun politik, atë të biznesit, por edhe Rithemelimin e Sali Berishës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se Basha pret nëse deputetë të Rithemelimit do t’i bashkohen.

“Në premtimet e tij priten çdo lloj rezultati, ai nuk është vetvetja dhe nuk mban përgjegjësi në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike. Qëllimi i tij nuk ka qenë të gënjejë, por qëllimi ka qenë që të testojë tregun politik, biznesin, Rithemelimin.

Ka pritur nëse do t’i afrohej ndonjë nga Rithemelimi dhe me atë rast të krijojnte shkëputje nga Berisha. Në tregun e biznesit, ne e dimë në 2017, sesi pas një retorike shumë të ashpër për oligarkët, i mbushi listat me emra pranë oligarkëve. Pazare, ne e quajmë pazar, por Partia Demokratike zyrtare në këto kushte, do luajë çdo gur për të fituar mbështetje dhe financim. Basha nuk ka ndonjë luftë me Sali Berishën”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat