Aksidentohet makina me emigrantë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, 8 viktima

Shqipëria

Aksidentohet makina me emigrantë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, 8 viktima

Më: 2 prill 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Një aksident i rënë ka ndodhur rreth orës 04:00 në aksin Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Automjeti tip Benz ka del nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas, 7 prej të cilëve nga vendet e treta dhe gjithashtu ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i automjetit, një shtetas nga Shkodra. Sipas policisë ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Sakaq në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Njoftimi i policisë-

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat