Opozita e firmosi, përfaqësuesit e PS në Komisionin për Shëndetësinë refuzojnë deklaratën për konfliktin e interesit

Shqipëria

Opozita e firmosi, përfaqësuesit e PS në Komisionin për Shëndetësinë refuzojnë deklaratën për konfliktin e interesit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Po mbahet sot komisioni hetimor për “Shëndetësinë”.

Debate të shumta ka pasur në lidhje me firmosjen nga anëtarët e komisionit të deklaratës për konfliktin e interesit, pas akuzave nga opozita, sidomos deputetja Ina Zhupa, se Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në këto kushte.

Ndërkohë pas hedhjes në votim, mazhoranca refuzoi futjen në rend dite të deklarimit të për konfliktin e interesit.

Anëtarët e grupit parlamentar të PD dhe opozitës pra PL kanë firmosur deklaratën për konfliktin e interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat