Debati në Kuvend/ Çuçi: Nuk jemi në pazar këtu, interpelanca bëhet vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë

Shqipëria

Debati në Kuvend/ Çuçi: Nuk jemi në pazar këtu, interpelanca bëhet vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:58
Bledi Çuçi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i kërkoi kryetares së Kuvendit të vijohej me rendin e ditës teksa për më shumë se 90 minuta nga nisja e seancës po flitej nga deputetët e opozitës për çështje jashtë rendit.

“Këtu jemi në Parlament.

Fjala për procedurë merret vetëm një herë, kjo është e përcaktuar qartë në rregullore. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë”, deklaroi Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat