Miratohet amendamenti i Bardhit për ndryshim në Amnistinë Penale, rrëzohet Alibeaj! Basha largohet nga salla

Shqipëria

Miratohet amendamenti i Bardhit për ndryshim në Amnistinë Penale, rrëzohet Alibeaj! Basha largohet nga salla

Më: 4 prill 2024 Në ora: 21:08
Kuvendi i Shqipërisë

Është miratuar me 111 vota pro amendamenti i propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale.

Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.

Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj. Ndërsa nga radhët e Bashës, deputetet Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano votuan pro amendamentit të Bardhit.

Pas rrëzimit të amendamentit të Alibejt për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat