Zjarr i fuqishëm në Sarandë, digjet ndërtesa historike

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në Sarandë, digjet ndërtesa historike

Më: 5 prill 2024 Në ora: 11:08
Ndërtesa në qendër të qytetit njihet si “Bar Lulishtja”

Një zjarr masiv ka përfshirë një godinë të vjetër në qyetin e Sarandës. Ndërtesa në qendër të qytetit njihet si “Bar Lulishtja”, një prej bareve historike të Sarandës në kohën e komunizmit.

Flakët masive kanë djegur pjesën e çatisë së ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi duke e rrezikuar totalisht atë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në ambientet e saj nuk ndodhej asnjë person. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar ndërkohë që vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat