Skandal në Kadastrën e Lezhës, prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarë

Shqipëria

Skandal në Kadastrën e Lezhës, prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:15
Kadastra e Lezhës

Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim 3 zyrtarë të Kadastrës Lezhë si dhe drejtorin e saj.

Mësohet se Drejtori të Kadastrës në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtaret e tjerë Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga akuzohen për shpërdorim detyre si dhe falsifikimi i dokumenteve. 

Të katër në bashkëpunim kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit.

Ndërkohë që i pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj. Ndaj Uldedajt është ngritur akuza e “Ndërtimit pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat