“Kundërshtarët tanë janë në garë kush shkon i pari para drejtësisë!”- Basha: PD ecën e sigurt, pa pengjet e së kaluarës

Shqipëria

“Kundërshtarët tanë janë në garë kush shkon i pari para drejtësisë!”- Basha: PD ecën e sigurt, pa pengjet e së kaluarës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:40
Lulzim Basha

Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaroi se “vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve është zgjidhja e duhur për Shqipërinë”.

Me tej, Basha ka ironizuar PS-në dhe Rithemelimin, duke thënë se janë në garë se kush shkon i pari në SPAK.

Po ashty, ai ka uruar edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!

Postimi Lulzim Bashës

Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat