Klos/ Dogji një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Plani i Bardhë, bie në pranga 22-vjeçari

Shqipëria

Klos/ Dogji një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Plani i Bardhë, bie në pranga 22-vjeçari

Më: 8 prill 2024 Në ora: 09:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndezi zjarr dhe si pasojë dogji një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Plani i Bardhë, procedohet penalisht 22-vjeçari.

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Klos, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Plani i Bardhë, Klos.

22-vjeçari ka ndezur zjarr, në vendin e quajtur “Dushku i Kuq”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat