“Katër pacientë ndërruan jetë, ikën dritat për dy orë”, debat mes Vokshit dhe Pentavinjit në Komision e Shëndetësisë

Shqipëria

“Katër pacientë ndërruan jetë, ikën dritat për dy orë”, debat mes Vokshit dhe Pentavinjit në Komision e Shëndetësisë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 13:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar dëgjesë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu në lidhje me zjarrin që ra dy muaj më parë në urgjencën e QSUT, e cila është ende jashtë funksionit.

Vokshi: Para se të vija në komision, më është dërguar një informacion nga një qytetar. Për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur  të premten në të gdhirë në QSUT. Sipas këtij  informacioni dhe është informacion i brendshëm, nga në punonjës që punon aty, duke gdhirë e premtja në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas tij ka pasur katër të sëmurë rëndë që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe pasi kanë qenë te intubuar. Për dy orë nuk ka funksionuar asgjë, as Backup, apo mënyra të tjera që duhet të ketë një qendër e rëndësishme shëndetësore. Nëse ky informacion është i vërtetë, do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientë.

Pentavinji: Nuk ka nevojë të mblidhet komisioni për të bërë një seancë me ministren, derisa ajo të japë përgjigjet në parlament, por derisa të enjten është lënë mbledhja dhe vendosur që të ketë një seancë me pyetje që ju keni hetuar do ezaurohet si gjë pjesa e përgjigjeve. Padiskutim jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e urgjencës së QSUT si pasojë e zjarrit. Po hetohet nga ana penale mbase ka një lloj penaliteti. Për sa i përket ditës së premte, isha 4-5 orë në reanimacion, nuk është e vërtetë që kanë vdekur 4 vetë, mjekët e përballuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat