Ditë vendimtare për Sali Berishën/ Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për ish-kryeministrin

Shqipëria

Ditë vendimtare për Sali Berishën/ Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për ish-kryeministrin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 07:26
Sali Berisha

Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.

Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm.

Në mënyrë të përsëritur avokati i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat